Plazhi i Tales

Plazhi i Tales Lezhe Albania

Përshkrimi i biznesit:

Plazhi i Tales në Komunën e Shënkollit deri më dje “i virgjër”, pas përfundimit të ndërtimit të rrugës lidhëse me autostraden Lezhë-Tiranë, po popullohet cdo ditë dhe më tepër, dhe këtë vit do të tërheqë në gjirin e tij numrin më të lartë të pushuesve si kurrë ndonjëherë.

Pastërtia e ujit dhe rërës, hapësirat e bollshme publike dhe çmimet e favorshme janë arsyet pse pushuesit po i rikthehen bregdetit të Tales në Lezhë .
Edhe pse numri i pushuesve në Tale tejkaloi pritshmëritë e administratorëve të kësaj njësie vendore, ata garantojnë realizimin e të gjitha detyrimeve për një plazh të pastër e të sigurt. Fundjavat janë ato që shënojnë dhe numrin më të lartë të pushuesve, deri në 20 mijë .

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:


Partnerët: